Futsall | Kosova U19 shkëlqen ndaj Maqedonisë së Veriut, kualifikohet në ‘Main Round’
Kombëtarja e Kosovës U19 ka kaluar në “Main Round” për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Poreçi 2023” në futsall. Pas barazimit 3:3 me Gjermaninë në ndeshjen e parë, Dardanët e drejtuar nga Suad Keçi kanë shënuar fitore kundër Maqedonisë së Veriut, me rezultat 5:3, në ndeshjen e zhvilluar në Shkup. Ky duel solli lojë tejet interesante…
Sport
Kombëtarja e Kosovës U19 ka kaluar në “Main Round” për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Poreçi 2023” në futsall.
Pas barazimit 3:3 me Gjermaninë në ndeshjen e parë, Dardanët e drejtuar nga Suad Keçi kanë shënuar fitore kundër Maqedonisë së Veriut, me rezultat 5:3, në ndeshjen e zhvilluar në Shkup.
Ky duel solli lojë tejet interesante dhe dramatike, sidomos në pjesën e dytë. Në 20 minutat e para ishte ekipi i Maqedonisë së Veriut që u tregua më efikas, duke realizuar dy herë. Shifrat i zhbllokoi Jusuf Josifovski, në minutën e 9-të, derisa epërsinë në 2:0 e shtoi Igor Skeoarovski, në minutën e 18-të.
Megjithatë, në pjesën e dytë Dardanët paten paraqitje të shkëlqyeshme, duke përmbysur rezultatin me golat dy gola të Blend Krasniqit (29’ e 31’) dhe nga një gol të Jetnor Kabashit (21’) dhe Ideal Abdullahut (32’).
Vendasit arritën ta ngushtojnë epërsinë në minutën e 34-t nga penalltia përmes Bojan Janev 34′, mirëpo festën e Dardanëve e konfirmuan Jetnor Kabashi, me golin e tij të dytë, në minutën e 37-të dhe Blend Bajraktari me golin e minutës së 39-të, duke vendosur rezultatin përfundimtar 6:3.
Kësisoj, Kosova U19 prej 21 deri më 26 mars do t’i luajë ndeshjet kualifikuese të fazës ‘Main Round’, ku në Grupin 3, krahas Portugalisë nikoqire janë edhe Sllovakia dhe Bjellorusia./Lajmi.net/