Futsall: Kosova fiton miqësoren kundër Arabisë Saudite
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot në Shkup. Djelmoshat tanë shënuan fitore me rezultat 2:1, me golat e Ylli Mazrekut dhe Drilon Maxharrajt. Pas kësaj ndeshje ekspedita e Kombëtares së Kosovës do të zhvendoset në Budapest, ku do të luajë kundër Hungarisë dy ndeshje…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2023/12/futsall.jpeg)
Sport
Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot në Shkup.
Djelmoshat tanë shënuan fitore me rezultat 2:1, me golat e Ylli Mazrekut dhe Drilon Maxharrajt.
Pas kësaj ndeshje ekspedita e Kombëtares së Kosovës do të zhvendoset në Budapest, ku do të luajë kundër Hungarisë dy ndeshje miqësore, më datat 14 dhe 16 dhjetor./Lajmi.net/