Futbollistja shqiptare shënon me rofeshatë si Ronaldo
Futbollistia shqiptare nga Struga, Gentiana Roçi ka imituar Cristiano Ronaldon, duke shënuar një super-gol me gërshërë në Ligën e futbollit të femrave në Finlandë.
Sport
Roçi që është pjesë e ekipit JYPK, në ndeshjen ndaj skuadrës Pallokisat ka mahnitur të gjithë, duke shënuar në stilin e Ronaldos golin e dytë të ndeshjes, ndërsa përveç këtij super-finalizimi shqiptarja gjeti edhe dy herë tjera rrjetën në këtë sfidë që u mbyll me fitore 5:1 për JYPK.
Super-goli i Roçit ka bërë bujë të madhe në mediat finlandeze, që në shumë tituj të gazetave ajo shkruhej si Gentiana Roçi GR7.
Golin mund ta ndiqni në videon më poshtë