Futbollisti që nuk dëshiron të luajë për Barcelonën
Sulmuesi Gerard Deulofeu, sulmues i Barcelonës i huazuar në Everton, nuk planifikon të rikthehet në Camp Nou.

Sport
Sulmuesi Gerard Deulofeu nuk planifikon të rikthehet në Barcelonë, pas periudhës së dytë të transferimit në Everton.
Ai ndihet rehat në Goodison Park dhe nuk mendon për një rikthim në Camp Nou, përcjell “Lajmi.net”.
“Në Everton ndihem mirë, në Angli jam duke mësuar shumë”, deklaroi Deulofeu për të përditshmen sportive “Marca”.
“Duhet të përmirësohemi edhe më tepër që të synojmë Ligën e Kampionëve. Jam i lumtur që jam përfshirë në Kombëtare por më duhet ta meritoj qëndrimin”, u shpreh ai.