Futbollisti që ‘fshiu’ mbiemrin

Ciprian Marica ëshët sulmues rumun, i sapo transferuar në La Ligë te Getafe, pas disa vjetësh karrierë në Ukrainë dhe Gjermani. Në gjuhën e vendlindjes së tij, mbiemri i tij nuk ka kurrfarë domethënie, njësoj sikurse te ish skuadrat e tij. Por, në Spanjë është më ndryshe. “Më quani Ciprian, është më mirë”, deklaroi ai…

Sport

03/10/2013 15:15

Ciprian Marica ëshët sulmues rumun, i sapo transferuar në La Ligë te Getafe, pas disa vjetësh karrierë në Ukrainë dhe Gjermani.

Në gjuhën e vendlindjes së tij, mbiemri i tij nuk ka kurrfarë domethënie, njësoj sikurse te ish skuadrat e tij. Por, në Spanjë është më ndryshe.

“Më quani Ciprian, është më mirë”, deklaroi ai për të përditshmen sportive spanjolle Marca. Pa mbiemër. Pse? Sepse në Spanjë, ‘marica’ ka një domethënie shumë vulgare.

‘Maricon’ është termi që përdoret për të përshkruar në mënyrë negative homoseksualët. Në këtë kontekst, Marica rrezikon të fyhet shpesh nga tifozët kundërshtarë andaj vendimi i tij për të ‘fshirë’ përkohësisht mbiemrin.

Por, emigrantët rumun në Spanjë nuk e kanë mirëpritur vendimin e tij. “Pse duhet të fsheh identitetin e tij?”.