Futbollisti Lumbardh Devolla pezullohet nga FFK
Federata e Futbollit e Kosovës e ka pezulluar lojtarin e Ballkanit, Lumbardh Devolla.

Sport
Lojtari u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen që skuadra e tij, Ballkani, e pati kundër Llapit, pasi e goditi me kokë një futbollist kundërshtar.
Në vendimin e FFK-së thuhet se lojtari duhet ta kompletojë lëndën në mënyrë që të mund të paraqitet në ndeshjet e skuadrës së tij, në të kundër do të vazhdojë të jetë i pezulluar, transmeton lajmi.net.
Këtë gjë Devolla mund ta bëjë deri më 6 maj 2022.
Më poshtë gjeni vendimin e plotë të FFK.
“Lojtari i FC ”Ballkani“ me nr.fanelle 5 Lumbardh Dellova dhe nr ID.000161M99. Në minutën e 76-të, reagon në mënyrë violente ndaj lojtarit kundërshtar duke u shtyrë kokë me kokë, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Ballkani. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga futbollisti FC “Ballkani“, Lumbardh Dellova. Afati datë: 06.05.2022 ora 13:00. Pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës. Pezullohet pa të drejtë loje deri në kompletimin e lëndës“, thuhet në vendim. /Lajmi.net/