Futbollisti i Bayernit Joshua Zirkzee ka bërë huqjen e vitit
Sulmuesi i gjigantit gjerman ka humbur një rast të volitshëm sot ndaj Ajaxit.
Sport
Zirzkee ka bërë një nga huqjet më të mëdha në futboll sot gjatë miqësores kundër Ajaxit, transmeton lajmi.net.
Bayern Munchen ka barazuar 2-2 në miqësoren ndaj Ajaxit, por ajo që ra në sy më së shumti ishte rasti i humbur i sulmuesit të klubit gjerman.
20-vjeçari, dështoi të shënonte gol nga një distancë shumë e afërt, topi iu largua nga mbrojtësi i skuadrës holandeze.
Pas ndeshjes ky moment është bërë ‘viral’ në rrjetet sociale duke bërë shaka me futbollistin e ri të Bayernit. /Lajmi.net/