Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj

Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lidhur me deklarimet e Policisë, duke kërkuar që institucionet të mos nxitojnë në arsyetimin e zyrtarëve të tyre pa u shqyrtuar të gjitha rrethanat e rastit. E njëjta përmes një reagimi publik, Adelina Hoxha ka thënë se rasti duhet të trajtohet me kujdes dhe…

Lajme

26/10/2026 08:41

Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lidhur me deklarimet e Policisë, duke kërkuar që institucionet të mos nxitojnë në arsyetimin e zyrtarëve të tyre pa u shqyrtuar të gjitha rrethanat e rastit.

E njëjta përmes një reagimi publik, Adelina Hoxha ka thënë se rasti duhet të trajtohet me kujdes dhe se deklaratat e viktimës , të dhënat në polici pak para se të vritej duhet shqyrtuar nga organet kompetente.

“Nuk e di a duhet policia me pas kujdes kur jep prononcime, a me i arsyetu patjetër zyrtarët e vet!!!! Nuk ka qenë vullneti i viktimës!!!”, ka shkruar Hoxha.

Ajo ka bërë të ditur se të gjitha materialet përkatëse do t’i dorëzohen Kryeprokurorisë së Shtetit, duke vënë theks të veçantë te deklarata e viktimës, e dhënë në polici rreth gjysmë ore para se të vritej.

“Së paku kontrollone deklaratën e viktimës në polici gjysë ore para se mu vra… e shumë tjera”, ka shkruar avokatja.

Madje e njëjta pati raportuar edhe dje, se si gruaja i është përgjetguar të bëjë gjithcka se nuk i duhet jeta pa djalin e saj.

“Sonte u vra nga kunati me sopat, por jo Arlindën e vrau shteti”./Lajmi.net/