Futbollistët shënjestrojnë prapanicën
Ushtrimet e saktësisë janë zakonisht monotone për shumicën e sulmuesve, sidomos në këtë periudhë të vitit me erëra të forta dhe në shi ose borë. Mirëpo, kjo nuk vlen për klubin belg Royal Antwerp, ku sulmuesit brenda një palestre kanë ushtruar goditjet duke shënjestruar të pasmet e disa femrave në uniforma mjaft tërheqëse. Skuadra, e udhëhequr…
Sport
Ushtrimet e saktësisë janë zakonisht monotone për shumicën e sulmuesve, sidomos në këtë periudhë të vitit me erëra të forta dhe në shi ose borë.
Mirëpo, kjo nuk vlen për klubin belg Royal Antwerp, ku sulmuesit brenda një palestre kanë ushtruar goditjet duke shënjestruar të pasmet e disa femrave në uniforma mjaft tërheqëse.
Skuadra, e udhëhequr nga ish sulmuesi i Chelseas, Jimmy Floyd Hasselbaink, duket se ka futbollistë mjaft të saktë, nëse duhet të bazoheni në xhirimet e publikuara.
Yjet e Antwerpit përfshirë futbollistin kosovar Adrian Brovina e provuan sfidën sa të guximshme aq edhe tërheqëse. Dhe me stërvitje si kjo nuk duhet të çuditemi pse futbolli belg është në zhvillim.