Futbolli evropian me disa ndeshje interesante sot – Chelsea e Liverpool marrnin vëmendje, kthehen Reali e Juventusi

Futbolli evropian do të sjell sot disa ndeshje interesante në dispozicion.

Sport

20/09/2020 08:45

Vëmendja më e madhe e adhuruesve të futbollit sot do të shkojë te ndeshja e Premierligës mes Chelsea dhe Liverpool.

Chelsea dhe Liverpool përballen në xhiron e dytë të Premierligës, me fillim nga ora 17:30, shkruan lajmi.net.

Sot, në fushën e blertë kthehen edhe kampionët e Italisë dhe ata të Spanjës.

Juventus luan në shtëpinë e vet, kundër Sampdorias, me fillim nga ora 20:45.

Real Madrid nis sezonin e La Ligas në udhëtim, me përballjen kundër Real Sociedad, me fillim nga ora 21:00.

Mbetet të shihet se si do të shkojnë ndeshjet për kampionët e Anglisë, Italisë e Spanjës. /Lajmi.net/