Fustanet e kuq elegant për Vitin e Ri

Festë me miq apo në lokale shumë glamour nuk ka rendësi, look-u për Vitin e Ri duhet të zgjidhet gjithmonë më shume kujdes sepse do të jetë pikërisht me atë fustan që do të futeni në Vitin e Ri.

Lifestyle

31/12/2016 12:23

Ngjyra protagoniste është padyshim e kuqja, ngjyrë të cilën mund ta preferoni në shumë mënyra te ndryshme.

Është e kuqja tipike e cila u shkon shumë biondeve, e kuqe më e zbehte si për shembull ajo koral e përshtatshme për ato që dëshirojnë të tërheqin vëmendjen por edhe të jenë diskrete pa e tepruar. Nuk janë për tu harruar as nuancat si vishnje dhe marsala të cilat u shkojnë shumë femrave me flokë të erret.

Pasi të keni zgjedhur tonalitetin e ngjyrës se kuqe që preferoni mund të mendoni për modelin e duhur. Sigurisht modeli i fustani duhet të vendoset në baze të rastit në mënyrë që të përshtateni me atmosferën.

Nëse festa e Vitit te Ri do të jetë në shtëpi, tuajën apo të miqve mund të zgjidhni një fustan prej tyli pas trupit për ta kombinuar me aksesoret e duhur, por pa synuar për bizhuteri të mëdha apo taka shumë të larta. Por nëse festa e organizuar do të jetë më formale mund të synoni për një fustan të gjatë, me pala apo ndonjë model tjetër.

Pëlhura më e preferuar qëndron mëndafshi por nëse dëshironi mund të synoni edhe për materiale të tjera më të lehta. Nëse jeni një tip që keni shumë ftohte mund të synoni të vishni peliçe apo pallto të gjatë për ta kombinuar me aksesoret. Një kombinim i bukur me ngjyrën e kuqe e cila do të jetë shumë në modë edhe për 2017 është ngjyra rozë nude, një nuance diskrete dhe e shkëlqyeshme.