Fusnota vazhdon të ekzistojë (Video)

Kosova vazhdon ta respektojë marrëveshjen e arritur në shkurt të vitit 2012 me Beogradin në Bruksel për përfaqësim regjional dhe bashkëpunim. Marrëveshja i kishte lejuar Kosovës përfaqësim në takime rajonale me fusnotë.

Lajme

05/10/2015 20:14

Në përshkrim të saj thuhet se “Ky mbishkrim nuk e prejudikon statusin e Kosovës dhe është në harmoni me Rezolutën 1244 dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Kurse Serbia, përkundër zotimit se nuk do ta pengojë Kosovën në proceset integruese sipas marrëveshjes për normalizim të raporteve të arritur në prill të vitit 2013, lidershipi i saj vazhdon të deklarohet edhe publikisht për bllokimet që i shkakton Kosovës.

Ndërsa Bashkimi Evropian pret që të dyja palët të veprojnë në frymën e normalizimit.

“Ne presim që të dyja palët të mbajnë një qëndrim konstruktiv dhe të veprojnë në frymën e normalizimit”, është shprehur zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, për Tribuna Channel, kur është pyetur për heqjen e fusnotës për Kosovën dhe evitimin e përmendjes të rezolutës 1244.

Për më tepër ndiqeni kronikën e plotë të Tribuna Channel.

YouTube player