Fushë-Kosova, Zona Industriale dhe Kalabria nesër 14 orë pa ujë

Fushë-Kosova, Zona Industriale dhe Kalabria nesër nuk do të kenë ujë për 14 orë.

Lajme

15/06/2019 17:54

“Njoftohen konsumatorët e Fushë Kosovës, lagjes Kalabria dhe zona Industriale që nesër me datë 16.06.2019, duke filluar nga ora 07:00 deri në ora 21:00, nuk do të kenë furnizim me ujë nga sistemi i rezervuarit në Shkabaj”.

“Ndërprerja e ujit bëhet si shkak i punimeve teknike në realizimin e kyçjes – degëzimit për linjën e re OD 630 mm ne drejtim të Fushe Kosovës”, thuhet në njoftim, transmeton Klan Kosova.

“Pas përfundimit të kësaj kyçjeje mbetet të bëhet edhe dezinfektimi final i linjës, realizimi i zoonimeve finale ne qytet dhe në bazë të planifikimeve shpresojmë që Fushë Kosova të filloj të furnizohet normalisht me ujë nga FPU Shkabaj nga data 18.06.2019”.

“Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e kësaj zone dhe zonave tjera, pastaj kursim të ujit te pijes në këto kohë me temperatura të larta, me qëllim që të kenë mundësi, qasje e furnizim të gjithë qytetarët pa dallim”.