Fury paralajmëron Joshuan e Wilderin: Ju keni frikë nga unë

Tyson Fury ka paralajmëruar Anthony Joshuan se duhet të përgatitet fortë pasi nga vera e ardhshme titulli i peshave të rënda do shkoj në duart e tij.

Sport

14/05/2019 08:43

Fury, Joshua dhe rivali i tyre amerikan Deontay Wilder, me të cilin barazoi boksieri britanik, po përgatiten për atë që ‘Gypsy King’ thotë që do jenë lufta ‘rutinë’ në Amerikë.

I pyetur se pse ata nuk po boksojnë kundër njëri-tjetrit, Fury tha: “Ata nuk do të luftojnë me mua, sepse nuk kanë vetëbesim që mund të më rrahin’’, përcjell lajmi.net.

‘’Wilder luftoi vetëm sepse ai mendonte se isha i dobët. Por nuk kisha frikë ta nokautoja, ndonëse isha mbipeshë dhe vetëm fillova të kthehesha nga depresioni’’.

‘’Sikur të ndryshonin pozicionet, ai kurrë nuk do të boksonte me mua. Dhe tani që jam në formë Joshua nuk e dëshiron meçin me mua’’.

‘’Është koha që ta provojë pse pretendon se është më i miri. Unë jam gati’’, përfundoi Fury.

Tyson Fury do të kthehet në boks për herë të parë që nga dhjetori kur ai lufton me Tom Schwartz më 15 qershor. /Lajmi.net/