Fury ngacmon fansat – dilema për pensionimin: Së shpejti jap një lajm të madh

Tyson  Fury akoma nuk ka komunikuar vendimin e tij zyrtar lidhur me të ardhmen e tij në boks.

Sport

09/05/2022 19:15

Kampioni britanik i WBC në peshat e rënda në boks, Fury ka paralajmëruar se do të pensionohet nga boksi, por këto fjalë nuk po besohen shumë nga fansat.

Megjithatë, së fundmi ‘Gypsy King’ ka dhënë disa komente që kanë nxitur përsëri reagime.

“Përshëndetje, është ‘Gypsy King’ këtu. Kam lajme fantastike së shpejti. Qëndroni të lidhur”, ka thënë Fury, transmeton lajmi.net.

Lidhur me të ardhmen e Fury ka folur edhe presidenti i WBC, i cili ka thënë se do të përkrahin secilin vendim që merr britaniku.

Mbetet të shihet nëse boksieri do të joshet nga një luftë për unifikimin e titujve që të vazhdojë karrierën e tij. Ai deri më tani është i pamposhtur. /Lajmi.net/