Fury mund të kalojë në UFC, merr ftesë nga presidenti White

Presidenti i UFC, Dana White, i ka bërë një ‘ftesë’ Tyson Furyt për t’iu bashkuar UFC.

Sport

14/12/2019 23:34

Ylli britanik i boksit ka pasur një paraqitje edhe në WWE, por tashmë nuk është befasi nëse e shohim edhe në oktogon.

Presidenti i UFC, White, ka thënë se do të ishte i lumtur nëse do të shihte ‘Gypsy King’ në oktogon.

“Do të doja që ta kisha atë këtu, për ndonjë luftë” ka thënë White, transmeton lajmi.net.

“Do të shohim se si do të luhen ngjarjet. Por, unë e pëlqej atë” ka shtuar presidenti i UFC.

Tyson Fury në anën tjetër po përgatitet për revanshin e madh me Deontay Wilder, ku do të kontestojë titullin e kampionit të WBC. /Lajmi.net/