Fury konfirmon pas fitores: Do të ketë revansh me Deontay Wilder

‘Gypsy King’ ka regjistruar fitoren e tij të radhës, duke mposhtur sfiduesin nga Gjermania, Tom Schwarz.

Sport

16/06/2019 08:16

Fury ka arritur të mposhtë gjermanin në vetëm dy raunde luftë, duke fituar me nokaut teknik.

Kjo është ndeshja e 29 në karrierën profesionale të ‘Gypsy King’, dhe ai ka vazhduar ta mbaj rekordin pa humbje.

Menjëherë pas ndeshjes me Schwarz, Fury ka konfirmuar se do të ketë një duel revanshi me Wilder.

“Fillimisht do të ketë një duel tjetër në Nju Jork, pastaj do të aranzhojmë revanshin me Deontay Wilder” kanë qenë fjalët e britanikut, transmeton lajmi.net.

Fury është në rrugë të mirë që të rikthej titujt që i humbi jashtë ringut të boksit, për shkak të problemeve me jetën private. /Lajmi.net/