Furgoni nga Mercedes – një ‘dhomë e blinduar’ që ofron një luks të jashtëzakonshëm

Nëse po kërkoni të udhëtoni në stil dhe të sigurt, atëherë Mercedes-Benz Sprinter i blinduar, i ndërtuar nga AddAromor është ai që ju nevojitet.

Auto & Tek

01/10/2020 22:26

Kompania e pozicionon atë si një “dhomë të lëvizshme të sigurt” për drejtuesit e biznesit, të famshmit ose atletë që kanë shqetësime në lidhje me sigurinë e tyre.

Përveç blindimit, kompania mund të instalojë edhe masa tjera mbrojtëse brenda furgonit, transmeton Telegrafi.

Madje edhe vet blerësit mund ta porosisin furgonin me veçori të ndryshme, madje duke porositur edhe kuti të veçanta të fshehura në furgon, në mënyrë që ti fshehin armët e tyre.

AddArmor ndërton këta furgona sipas specifikave të klientit. Ata vijnë me një kuzhinë, banjo, dhe zonën për të fjetur.