Fuqishëm: Ekonomia amerikane rritet 4.9% në tremujorin e tretë
Rritja ekonomike e SHBA-së ishte pak më e ulët në tremujorin e tretë sesa raportohej më parë, por ishte ende rritje e fuqishme, duke nënvizuar fuqinë e madhe të ekonomisë amerikane gjatë verës. Prodhimi i Brendshëm Bruto, masa më e gjerë e prodhimit ekonomik, u rrit me një normë vjetore 4.9 për qind nga korriku…
Bota
Rritja ekonomike e SHBA-së ishte pak më e ulët në tremujorin e tretë sesa raportohej më parë, por ishte ende rritje e fuqishme, duke nënvizuar fuqinë e madhe të ekonomisë amerikane gjatë verës.
Prodhimi i Brendshëm Bruto, masa më e gjerë e prodhimit ekonomik, u rrit me një normë vjetore 4.9 për qind nga korriku deri në shtator, njoftoi të enjten Departamenti i Tregtisë. Ky është një ritëm më i ngadaltë i rritjes sesa 5.2 për qind e raportuar në vlerësimin e dytë.
Rritja në tremujorin e tretë ishte më e madhja në gati dy vjet pasi amerikanët shpenzuan për koncerte, filma dhe mallra. Ekonomia amerikane është ngadalësuar nga ritmi i vendosur në fillim të vitit, por si punësimi ashtu edhe shpenzimet mbeten solide.
Investitorët janë të kënaqur që Rezerva Federale është e gatshme të ulë normat e interesit në vetëm disa muaj, megjithëse zyrtarët kohët e fundit e kanë kundërshtuar këtë optimizëm.
Disa besojnë gjithashtu se ekonomia është në mes të një uljeje të butë, një skenar në të cilin inflacioni kthehet në objektivin prej dy për qind të FED-it pa një rritje të mprehtë të papunësisë. /CNN