Fundjava sjell kolona të gjata në Vërmicë

Vikendi me temperatura të larta një numër të madh të kosovarëve i shtyri të shkojnë në plazhet e Shqipërisë.

Lajme

16/06/2019 22:57

Vikendi me temperatura të larta një  numër të madh të kosovarëve i shtyri të shkojnë në plazhet e Shqipërisë.

Por pos kënaqësisë, këta qytetarë thanë për klankosova.tv se kanë pritur deri në një orë në pikën kufitare të Vërmicës për të hyrë në Kosovë.

Ata thanë se para disa orëve kolonat ishin të gjata nga 3 deri në 5 km.

Ndërsa në publikimet e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar del se kolonat më nuk janë të gjata, dhe pritjet për të hyrë në kufi janë deri në 3 minuta.