Fundi i administrimit të Serbisë në Veri
Raporti i Grupi Ballkanik për Hulumtimin e Politikave thotë se popullata lokale e veriut nuk i do këto zgjedhje dhe luhatet mes qëndrimeve për t’i bojkotuar ose për të marrë pjesë në to.

Lajme
Zgjedhjet lokale të 3 nëntorit shënojnë fundin e administrimit të Serbisë dhe fillimin e administrimit të Kosovës në komunat veriore.
Kështu thuhet në raportin që ka publikuar Grupi Ballkanik për Hulumtimin e Politikave, e që transmetohet nga RFE.
Raporti thotë se popullata lokale e veriut nuk i do këto zgjedhje dhe luhatet mes qëndrimeve për t’i bojkotuar ose për të marrë pjesë në to.
Por, sipas raportit, Prishtina beson se nëntor do të çimenojtë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, ndërsa Beogradi shpreson se Bashkimi Evropian do ta shpërblejë bashkëpunimin e tij me bisedimet për anëtarësim në këtë mekanizëm.
Grupi Ballkanik për Hulumtimin e Politikave është krijuar mbi themelet që ka përcaktuar puna e Grupit Ndërkombëtar të Krizave në rajon.