Ftesa për intervistim në Prokurori, a mund të sillet me forcë Kurti nëse refuzon përsëri?
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marr disa ftesa për t’u paraqitur në Prokurori Speciale për intervistim në lidhje me skandalin për rezervat shtetërore. Kurti ka refuzuar të shkoj në Prokurori, duke kërkuar që prokurorët të vijnë në zyrën e tij që t’ia marrin dëshminë, shkruan lajmi.net Por, a mund Kurti të sillet me detyrim…

Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marr disa ftesa për t’u paraqitur në Prokurori Speciale për intervistim në lidhje me skandalin për rezervat shtetërore.
Kurti ka refuzuar të shkoj në Prokurori, duke kërkuar që prokurorët të vijnë në zyrën e tij që t’ia marrin dëshminë, shkruan lajmi.net
Por, a mund Kurti të sillet me detyrim në Prokurori për t’u intervistuar?
Në lidhje me këtë, lajmi.net ka kontaktuar me avokatin e njohur, Arianit Koci.
Ai tha se mund të sillet me detyrim Kurti në Prokurori.
“Po. Nëse Kryeministri në detyrë nuk paraqitet pas ftesës së ardhshme, Prokuroria ka obligim ligjor t’ia dërgojë kërkesën Gjykatës, dhe më pas është Gjykata ajo që vendos për sjelljen me detyrim, apo e aplikoj ndonjë masë tjetër për fillim! Sidoqoftë, si duket, sjellja me detyrim është e pashmangshme.”, u shpreh fillimisht ai.
Deri në sa ftesa duhet të dërgohen që të ndodh sjellja me detyrim e Kurtit?
“Ligji nuk e cakton saktësisht numrin e ftesave. Në disa raste, mjafton një mosparaqitje pa arsye të vlefshme, që të kërkohet sjellja me detyrim.”, shtoi Koci.
Avokati i njohur tha se Kurti mund të dënohet përsëri me gjobë në rast të mosparaqitjes për intervistim
“Po. Gjykata mund të shqiptojë përsëri gjobë ndëshkuese. Është mjet ligjor që aplikohet për secilin – pa përjashtim, sa herë e sheh si të përshtatshme gjykata. Sidoqoftë, në përvojën time, gjykata “nuk i lutë” dëshmitarët. Menjëherë pas gjobës së parë, e aplikon masën e sjelljes me detyrim.”, tha ai.
Në fund, Koci tha se Kurti me mos paraqitjen e tij nuk po jep shembull të mirë për dëshmitarët tjerë.
“Refuzimi për të bashkëpunuar me drejtësinë – veçanërisht nga një Kryeministër në detyrë – e dëmton rëndë sistemin gjyqësor.”
“Sepse nuk po jepet shembull i mirë për dëshmitarët e tjerë. Nëse qytetari sillet me detyrim, e kryeministri jo – atëherë drejtësia e ka humbur ekuilibrin.”
“Sidoqoftë, edhe pse të gjithë jemi të barabartë para ligjit, kur është në pyetje kreu i Qeverisë, Prokuroria duhet të mendojë me kujdes: A është e domosdoshme ftesa në atë formë? A ka mënyra të tjera për t’i vërtetuar faktet? A mund të sigurohen prova pa thirrjen e tij?”
“Sepse këtu nuk është në pyetje vetëm një intervistë – është në pyetje respekti për institucionet dhe ruajtja e integritetit të sistemit të drejtësisë.”
“Nëse drejtësia shihet si instrument për përballje politike – atëherë humbim të gjithë.”, përfundoi ai./lajmi.net/