FSK zhvillon ushtrime fushore në Badovc dhe Mramor, komuna e Prishtinës njofton: Mund të dëgjoni të shtëna stërvitore dhe të shihni lëvizje të shtuar të automjeteve dhe personelit

Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë aktivitete stërvitore dhe ushtrime operative në territorin e Komunës së Prishtinës më 21, 22 dhe 28 maj 2026. Ushtrimet do të mbahen në zonën e Liqenit të Badovcit, si dhe përgjatë një pjese të rrugës “Pëllazgët” në fshatin Mramor, transmeton lajmi.net. Komuna e Prishtinës njofton se gjatë…

Lajme

21/05/2026 17:08

Forca e Sigurisë së Kosovës do të zhvillojë aktivitete stërvitore dhe ushtrime operative në territorin e Komunës së Prishtinës më 21, 22 dhe 28 maj 2026.

Ushtrimet do të mbahen në zonën e Liqenit të Badovcit, si dhe përgjatë një pjese të rrugës “Pëllazgët” në fshatin Mramor, transmeton lajmi.net.

Komuna e Prishtinës njofton se gjatë këtyre ditëve qytetarët mund të vërejnë prezencë të shtuar të automjeteve dhe pjesëtarëve të FSK-së, si dhe të dëgjojnë të shtëna stërvitore që realizohen në kuadër të ushtrimeve të planifikuara.

Autoritetet përgjegjëse bëjnë të ditur se të gjitha aktivitetet do të zhvillohen në mënyrë të kontrolluar dhe sipas planifikimeve operative, andaj kërkohet mirëkuptimi i qytetarëve dhe shmangia e shqetësimeve të panevojshme.

Njoftimi i plotë: 

NJOFTIM PËR QYTETARËT
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në kuadër të aktiviteteve dhe stërvitjeve të planifikuara operative, do të realizojë stërvitje fushore në zonën e Liqenit të Badovcit, duke përfshirë edhe një pjesë përgjatë rrugës “Pëllazgët” në fshatin Mramor, në datat 21-22.05.2026 dhe 28.05.2026.
Gjatë zhvillimit të ushtrimeve mund të ketë:
* lëvizje të shtuar të automjeteve dhe personelit të FSK-së;
* përdorim të armëve dhe të shtëna stërvitore.
Andaj, kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që të mos shqetësohen nga aktivitetet e lartëcekura, pasi bëhet fjalë për ushtrime të planifikuara dhe të kontrolluara nga institucionet përgjegjëse të sigurisë.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj./lajmi.net/