FSK trajnon ushtarakët e Shqipërisë për ndërtimin e urave Ushtarake “Mabey Johnson”

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), përmes Regjimentit të Xhenios, është duke zhvilluar një trajnim të përbashkët me Xhenierët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), me fokus në ndërtimin e urave ushtarake të tipit “Mabey Johnson”. Ky trajnim vjen si rezultat i marrëveshjeve bilaterale ndërmjet dy ushtrive, që synojnë forcimin e bashkëpunimit,…

Lajme

02/09/2025 15:55

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), përmes Regjimentit të Xhenios, është duke zhvilluar një trajnim të përbashkët me Xhenierët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH), me fokus në ndërtimin e urave ushtarake të tipit “Mabey Johnson”.

Ky trajnim vjen si rezultat i marrëveshjeve bilaterale ndërmjet dy ushtrive, që synojnë forcimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe ngritjen e kapaciteteve të përbashkëta operacionale në fushën e inxhinierisë ushtarake, raporton lajmi.net

Gjatë trajnimit, pjesëtarët e dy forcave po punojnë së bashku në ndërtimin dhe përdorimin praktik të strukturave urëmbajtëse, që përdoren në operacione ushtarake dhe civile në kushte të ndryshme terreni dhe kohe.

Sot, ushtarakët u vizituan nga Atasheu Ushtarak i Shqipërisë në Kosovë, Kolonel Beqir Tafili, dhe komandanti i Regjimentit të Xhenios të FSK-së, OF-4 Agron Xhekaj, të cilët vlerësuan angazhimin profesional dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy forcave.

Ata theksuan rëndësinë e mbështetjes reciproke dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm në zhvillimin e aftësive ushtarake dhe rritjen e ndërveprueshmërisë për përballimin e sfidave të përbashkëta.

Trajnimi do të vazhdojë me module të tjera teknike në ditët në vijim, duke forcuar më tej lidhjet mes FSK-së dhe FARSH-it.

Postimi i plotë:

Xhenio FSK dhe FARSH trajnim të përbashkët

Instruktorë të Forcës e Sigurisë së Kosovës nga Regjimenti i Xhenios janë duke realizuar trajnim për ndërtimin e urave Ushtarake “ Mabey Johnson” për Xhenierët nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë( FARSH).

Trajnimi është duke u bazuar në marrëveshjet bilaterale në mes dy ushtrive në fushat e interesit të përbashkët, në ngritjen dhe avancimit e kapaciteteve ushtarake.

Atasheu i ushtarak nga FARSH, Kolonel Beqir Tafili sot së bashku me KOMRXH OF4 Agron Xhekaj  kanë vizituar ushtarakët gjatë realizimit të trajnimit, ku dhe theksuan rendësin e mbështetjes së përbashkët në mes dy forcave./Lajmi.net/