FSK pranon autoblinda të reja nga SHBA
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si…

Lajme
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, si dhe atasheu ushtarak amerikan në Kosovë, nënkolonel Jonathan Shaw.
Kurti e cilësoi këtë furnizim si një hap të rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, duke theksuar se është një tjetër dëshmi e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe strategjike me SHBA-në. Ai shtoi se FSK-ja do të vazhdojë të zhvillohet sipas standardeve amerikane, si në trajnime, ashtu edhe në shkollim e doktrinë ushtarake.
Postimi i plotë:
Sot isha i nderuar që së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe atasheun e Ushtrisë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shaw, morëm pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të autoblindave të prokuruara në ShBA për FSK-në.
Ky furnizim i jashtëzakonshëm është një tjetër dëshmi e partneritetit tonë të palëkundur me ShBA-të dhe gjithashtu edhe një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë.
Ushtria jonë do të vazhdojë të zhvillohet krahë për krahë me partnerin tonë strategjik, si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të shkollimit dhe doktrinës e cila është e bazuar në atë të ushtrisë së ShBA-ve./lajmi.net/