FSK merr pjesë në trajnimin ndërkombëtar në Slunj të Kroacisë
Forca e Sigurisë së Kosovës, ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP – Standards of Interventions”, i cili u realizua në Slunj të Kroacisë me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Togut për Intervenime nga Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Siç ka njoftuar FSK, trajnimi u udhëhoq dhe u realizua nga…
Lajme
Forca e Sigurisë së Kosovës, ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP – Standards of Interventions”, i cili u realizua në Slunj të Kroacisë me pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Togut për Intervenime nga Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Siç ka njoftuar FSK, trajnimi u udhëhoq dhe u realizua nga instruktorë të Ushtrisë Kroate të Njësisë Kundër Terrorizmit të Policisë Ushtarake Kroate.
“Gjatë këtij trajnimi u zhvilluan aktivitete të ndryshme praktike, me fokus në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe avancimin e shkathtësive në fushën e intervenimeve. Përmes këtyre aktiviteteve u mundësua avancimi i shkathtësive taktike, shkëmbimi i përvojave profesionale dhe forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar. Pjesëmarrja në trajnime të tilla dëshmon përkushtimin e FSK-së në ngritjen e vazhdueshme të profesionalizmit, gatishmërisë dhe kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të saj”, thuhet në njoftimin e FSK-së. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: