FSK konfirmon se është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi të huaj në liqenin e Batllavës
Një person u raportua të jetë zhdukur mbrëmë. Bëhet fjalë për një të ri që thuhet se përfundoi në liqenin e Batllavës. Ndërsa sot Forca e Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar se është gjetur trupi i tij i pajetë. FSK njoftoi se është ekipet e intervenimit në orët e vona kanë gjetur trupin e pajetë…
Lajme
Një person u raportua të jetë zhdukur mbrëmë.
Bëhet fjalë për një të ri që thuhet se përfundoi në liqenin e Batllavës.
Ndërsa sot Forca e Sigurisë së Kosovës ka konfirmuar se është gjetur trupi i tij i pajetë.
FSK njoftoi se është ekipet e intervenimit në orët e vona kanë gjetur trupin e pajetë të A.A shtetas i huaj, transmeton lajmi.net.
“Pas marrjes së informacionit nga Qendra e Situatave të Republikës së Kosovës, FSK ka angazhuar menjëherë Ekipin e Kërkim Shpëtimit në operacionin ne Liqenin e Batllavës, ku ekipi pas intervenimit në orët e vona ka arritur të gjej trupin e pajetë të A.A shtetas i huaj.”
Trupi i pajetë është dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejme./Lajmi.net/
