FSK-ja zhvillon trajnim të specializuar “shpëtimi i jetës në fushëbetejë”
Regjimenti i Mjekësisë i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka organizuar për herë të parë në Qendrën e Trajnimeve trajnim me temë “Shpëtimi i jetës në fushëbetejë”. Sipas njoftimit të FSK-së, ky trajnim është zhvilluar duke iu përmbajtur standardeve më të larta profesionale, të cilat bazohen në praktikat e vendeve anëtare të NATO-s. Trajnimi ka…

Lajme
Regjimenti i Mjekësisë i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka organizuar për herë të parë në Qendrën e Trajnimeve trajnim me temë “Shpëtimi i jetës në fushëbetejë”.
Sipas njoftimit të FSK-së, ky trajnim është zhvilluar duke iu përmbajtur standardeve më të larta profesionale, të cilat bazohen në praktikat e vendeve anëtare të NATO-s.
Trajnimi ka përfshirë pjesën teorike dhe praktike, duke u fokusuar në tema si: fazat e kujdesit taktike ndaj të lënduarve në fushëbetejë, zhvendosja taktike e viktimave, ndalimi i gjakderdhjeve masive, hapja dhe lirimi i rrugëve të frymëmarrjes, si dhe çështje të tjera me rëndësi jetike për shpëtimin e jetës në kushtet e luftës dhe operacioneve humanitare.