FSK e FASh kryen stërvitje komplekse në kushte të vështira terreni
Një stërvitje komplekse në kushte të vështira moti e terreni ka përfunduar sot nga ushtarë të FASh-it dhe të FSK-së bën të ditur Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri. Në njoftimin e lëshuar thuhet se është dëshmuar fryma e bashkëpunimit dhe profesionalizmit. “Kursantët treguan përkushtim dhe aftësi të larta operacionale, duke përmbushur me sukses detyrat speciale…
Lajme
Një stërvitje komplekse në kushte të vështira moti e terreni ka përfunduar sot nga ushtarë të FASh-it dhe të FSK-së bën të ditur Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se është dëshmuar fryma e bashkëpunimit dhe profesionalizmit.
“Kursantët treguan përkushtim dhe aftësi të larta operacionale, duke përmbushur me sukses detyrat speciale të kërkuara nga misioni i Batalionit Komando”.
Stërvitja përfshiu:
Testimin e kapaciteteve dislokuese dhe aftësive fizike e psikologjike.
Marshim 42 km me pajisje, kalim i vijës së frontit, zbulim dhe goditje objektivi, mbijetesa dhe rikthimi në zonën e sigurt.