Fshihen pamjet e incidenteve të finales së Champions League

Pamjet që tregojnë incidentet në mes të tifozëve të Liverpoolit dhe policëve të Francës në finalen e Champions League janë fshirë.

Sport

09/06/2022 17:09

Siç dihet, atë ditë pati shumë ekcese jashtë stadiumit, me tifozët e “Të Kuqve” që tentonin të futeshin në stadium pa bileta.

Si shkas i kësaj, ndeshja u shtye 36 minuta, por që problemet jashtë “Stade de France” vijuan edhe për një kohë, transmeton lajmi.net.

Real Madridi u ankua tek UEFA në lidhje me këtë situatë, por nuk prodhoi ndonjë efekt, të paktën tash për tash.

Ajo që që ngrit shqetësim më shumë është fshirja e pamjeve që e faktonin të gjithë trazirën e krijuar nga fansat e Liverpoolit. /Lajmi.net/