Fshati në Viti ku jetojnë vetëm dy kroatë

Janë banorët e vetëm të fshatit Vërnakollë të Vitisë. Ka disa dekada që kroati Fran Turic me bashkëshorten e tij, jetojnë në ketë vend tashmë të boshatisur. Pos vetmisë, edhe kushtet e jetesës janë të mjerueshme për ta. 74 vjeçari thotë se nuk ka para të mjaftueshme as për t’i blerë barnat e nevojshme. Infrastruktura…

Lajme

16/09/2022 22:27

Janë banorët e vetëm të fshatit Vërnakollë të Vitisë. Ka disa dekada që kroati Fran Turic me bashkëshorten e tij, jetojnë në ketë vend tashmë të boshatisur.

Pos vetmisë, edhe kushtet e jetesës janë të mjerueshme për ta.

74 vjeçari thotë se nuk ka para të mjaftueshme as për t’i blerë barnat e nevojshme.

Infrastruktura e pazhvilluar dhe qarkullimi i rrallë i Policisë në këtë fshat, e bëjnë shumë të lehtë vjedhjen.

Kroatët ankohen se gjithçka që patën, iu vodh nga hajnat.

Përveç kësaj shtëpie, gjithçka tjetër në fshat është e shkatërruar.

Duke nisur nga shkolla e deri tek ky monument fetar, janë krejtësisht jo-funksionale.

Gjallëria këtu karakterizohet vetëm me disa kafshë që herë pas here, shihen këndej.

Kjo gjendje sipas komunës së Vitisë mbizotëron që nga paslufta, disa vite pas shpërnguljes të kroatëve tjerë.