Frymëmarrja e thjeshtë mund të ju ndihmojë të hiqni disa kilogramë

Për të humbur kilogramë të tepruar, e gjitha çfarë ju duhet të bëni është që të merrni frymë dhe ta lëshoni atë më shumë gjatë ushtrimeve apo ecjeve të shpejta, ka zbuluar një studim i ri.

Lifestyle

14/01/2015 22:12

“Llogaritjet tona tregojnë se mushkëritë janë organi kryesorë për heqjen e peshës”, thonë hulumtuesit, duke vënë në dukje se 80% e trashësisë së trupit mund të hiqet nga frymëmarrja më e shpeshtë.

Karbohidratet e tepruara apo proteinat në dieta konvertohen në trigliceride, që përbëhet nga tre lloje të atomeve – karbonit, hidrogjenit dhe oksigjenit.

Për të larguar trashësinë e padëshiruar duhet që të zhbllokohen atomet në molekulat e triglicerideve nga një proces i njohur si oksidimi, shpjeguan hulumtuesit, transmeton Lajmi.net.

“Humbja e peshës kërkon që të zhbllokohet karboni i ruajtur në qelizat e trashësisë, e kjo arrihet duke ngrënë më pak dhe duke lëvizur më shumë”, tha Ruben Meerman nga Universiteti i New South Wales në Australi.

Ata zbuluan se kur 10kg trashësi oksidohen plotësisht, 8.4kg niset nëpërmjet mushkërive si dioksid karboni. 1.6kg e mbetur bëhet ujë.

Analizat e tyre treguan se oksigjeni i thithur që kërkohet për këtë proces metabolik peshon gati tre herë më shumë se trashësia që është duke u humbur.

Për të kompletuar oksidimin e plotë të 10kg trashësi të njeriut, 29kg oksigjen duhet të thithen duke prodhuar një total prej 28kg të dioksidit të karbonit dhe 11kg të ujit, transmeton Lajmi.net.

Nëse dëshironi që të humbni peshë apo dëshironi që të mos fitoni peshë atëherë juve ju kërkohet që thjeshtë të hani më pak dhe të merrni frymë sa më shpesh, qoftë duke ecur, vrapuar apo vetëm duke ndenjur.