Frizura Speciale

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka dëshmuar se nuk është Special vetëm me punën dhe deklaratat e tij, por edhe me sjelljet jashtë fushës së lojës. Strategu portugez u paraqit me frizurë të re të shtunën derisa Chelsea dominoi në fitoren 3:0 ndaj West Ham Unitedit në Upton Park. Dhe, ai ka bërë të ditur…

Sport

26/11/2013 12:01

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka dëshmuar se nuk është Special vetëm me punën dhe deklaratat e tij, por edhe me sjelljet jashtë fushës së lojës. Strategu portugez u paraqit me frizurë të re të shtunën derisa Chelsea dominoi në fitoren 3:0 ndaj West Ham Unitedit në Upton Park.

Dhe, ai ka bërë të ditur se në vend se të shkonte tek ndonjë frizer, ai u përkujdes për vetveten duke përdorur makinën e flokëve të sulmuesit Fernando Torres.

“E kam bërë vet, në qendrën stërvitore, vendosa ta bëj. I kërkova Fernandos të ma jepte makinën e tij dhe e bëra para pasqyrës”, deklaroi Mourinho.

Strategu nga Setubal po ashtu tregoi se para se të shkonte në shtëpi, ia dërgoi gruas së tij një fotografi të vetes me frizurën e re.

“Ishte mirë dhe lirë. Por, para se të shkoj në shtëpi i dërgova gruas një fotografi për të parë nëse do të më linte të hyj brenda. Nuk ishte problem, asaj i pëlqeu”, shtoi ai.

Chelsea është aktualisht në Basel ku sonte do ta kërkojë kualifikimin për në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.