Frankfurti dhe Borussia M’gladbach interesohen për Muriqin
Vedat Muriqi po ngjall interesimin e skuadrave gjermane.
Sport
Sipas “Corriere dello Sport”, Vedat Muriqi po ngjall interesimin e skuadrave nga Bundesliga, transmeton lajmi.net.
Artikulli sugjeron që Eintracht Frankfurti dhe Borussia Monchengladbach janë të interesuara për shërbimet e kosovarit.
Skuadrat janë të interesuara për huazimin e tij, por Lazio po dëshiron ta inkuadrojë edhe opsionin për blerje përfundimtare në marrëveshje eventuale me skuadrat gjermane.
Tare dëshiron qëndrimin e tij, por as ai nuk mund të ndalojë një ofertë “joshëse” në rast se vie nga ndonjëra prej klubeve gjermane./Lajmi.net/