Franco Foda pas fitores ndaj Sllovakisë: Kosova e meriton këtë sukses, nga nesër fillojmë përgatitjet për ndeshjen finale

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur i kënaqur pas fitores së rëndësishme ndaj Sllovakisë, duke theksuar se ekipi i tij e ka merituar plotësisht rezultatin. “Luajtëm mirë gjatë 90 minutave, sonte e merituam fitoren”, u shpreh Foda pas ndeshjes, duke vlerësuar paraqitjen e futbollistëve në këtë përballje vendimtare, transmeton lajmi.net. Ai shtoi se skuadra…

Sport

26/03/2026 23:19

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, është shprehur i kënaqur pas fitores së rëndësishme ndaj Sllovakisë, duke theksuar se ekipi i tij e ka merituar plotësisht rezultatin.

“Luajtëm mirë gjatë 90 minutave, sonte e merituam fitoren”, u shpreh Foda pas ndeshjes, duke vlerësuar paraqitjen e futbollistëve në këtë përballje vendimtare, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se skuadra do ta shijojë suksesin, por fokusin do ta kthejë shpejt te sfida e radhës. “Do të festojmë sonte, ndërsa nga nesër do të fillojmë përgatitjet për ndeshjen finale”, theksoi trajneri.

Në fund, Foda nënvizoi rëndësinë e kësaj arritjeje për vendin, duke deklaruar se “Kosova e meriton këtë”./lajmi.net/