Francë, sulm ndaj një autobus me turistë, 6 të lënduar
Gjashtë persona janë lënduar, kur disa të shtëna qëlluan një autobus turistik në jug-lindje të Francës, bëjnë të ditur burimet e Policisë.

Bota
Në autobus gjendeshin 75 turistë nxënës çekë, të cilët po udhëtonin nga Spanja në Republikën Çeke, kur u godit autobusi.
Burimet zyrtare bëjnë të ditur se të shtënat kanë thyer dritaret në pjesën e përparme dhe të pasme të autobusit.
Besohet se sulmuesi ka përdorur një pushkë gjuetie kur kishte sulmuar autobusin, i cili saktësisht gjendej mes qyteteve Lyon dhe Marseille.
Në mesin e gjashtë persona të plagosur nga xhama e thyer ishte një fëmijë, ndërsa njëri nga pasagjerët pësoi dëmtim të rëndë në sy, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.