Franca nuk e përjashton Huawei-n nga 5G-ja

Franca injoron Amerikën dhe nuk e përjashton Huawei-n nga 5G-ja.

Auto & Tek

13/02/2020 19:53

Franca deklaroi se kompania kineze e telekomunikacionit Huawei, nuk do të përjashtohej nga furnizimi i pajisjeve për rrjetet 5G,pavarësisht kërkesave të SHBA-s.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave në Francë, Bruno Le Maire , tha se  nuk ka asnjë diskriminim ndaj Huawei, ai nuk do të Le Maire shtoi se,  “shteti francez do të marrë masa paraprake për të mbrojtur interesat sovrane, veçanërisht në afërsi të instalimeve bërthamore dhe ushtarake”.

Në fund të janarit, edhe Mbretëria e Bashkuar vendosi të lejojë kompaninë kineze Huawei të vazhdojë operimin në rrjetin 5G, e shumë shpejt pas këtij vendimi, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, zhvilloi një vizitë në Londër, transmeton Gazeta Express.

Uashingtoni dyshon se Huawei bashkëpunon me qeverinë kineze, dhe se të dhënat e përdoruesve të saj nuk janë të sigurta.