Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
Kompania shtetërore franceze e energjisë EDF ka mbyllur termocentralin e saj bërthamor “Golfech”, në jug të vendit, në përgjigje të nxehtësisë ekstreme në zonë. “Mbyllja u krye për të parandaluar mbinxehjen e lumit Garonne, nga i cili termocentrali merr ujë ftohës”, tha sot EDF-ja. Për shkak të motit të mesit të verës, lumi Garonne pritej…

Bota
Kompania shtetërore franceze e energjisë EDF ka mbyllur termocentralin e saj bërthamor “Golfech”, në jug të vendit, në përgjigje të nxehtësisë ekstreme në zonë.
“Mbyllja u krye për të parandaluar mbinxehjen e lumit Garonne, nga i cili termocentrali merr ujë ftohës”, tha sot EDF-ja.
Për shkak të motit të mesit të verës, lumi Garonne pritej të arrinte një temperaturë prej 28 gradësh Celsius.
EDF-ja nuk specifikoi se sa kohë do të mbetej impianti i mbyllur.
Vala e të nxehtit në Francë, me temperatura që arrijnë 40 gradë Celsius, pritet të vazhdojë deri në mesjavë.