Franca fitore minimale ndaj Suedisë, Griezmann huq penalltinë
Franca ka shënuar fitore minimale ndaj Suedisë.

Sport
Kampionët e Botës, Franca, e kanë nisur me fitore aventurën e re në Ligën e Kombeve, shkruan lajmi.net.
Francezët kanë shënuar fitore minimale 0:1 ndaj Suedisë, për të marrë tri pikë tejet të vlefshme.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Kylian Mbappe, në minutën e 41’ të ndeshjes.
Antoine Griezmann kishte mundësi të shënonte për 0:2, por në fundin e ndeshjes u tregua i pasaktë nga pika e bardhë.
Me këtë fitore, Franca mban pozitën e dytë në grup, me tri pikë. Ata qëndrojnë me goldiferencë më të vogël sesa Portugalia që fitoi 4:1 ndaj Portugalisë. /Lajmi.net/