Franca e treta në Ligën e Kombeve
Kombëtarja e Francës në futboll është renditur e treta në turneun final të edicionit të Ligës së Kombeve 2024-2025 pasi ka mposhtur sot Gjermaninë me rezultat 2:0. Gjermanët pas tronditjes nga Portugalia dëshpëruan edhe në përballjen për vendin e tretë në Shtutgart, raporton KosovaPress. Kylian Mbappe shënoi golin e parë në minutën dyzetekatër të pjesës…

Sport
Kombëtarja e Francës në futboll është renditur e treta në turneun final të edicionit të Ligës së Kombeve 2024-2025 pasi ka mposhtur sot Gjermaninë me rezultat 2:0.
Gjermanët pas tronditjes nga Portugalia dëshpëruan edhe në përballjen për vendin e tretë në Shtutgart, raporton KosovaPress.
Kylian Mbappe shënoi golin e parë në minutën dyzetekatër të pjesës së parë dhe epilogun e vendosi Michael Olise gjashtë minuta para përfundimit të ndeshjes.
Pas një gabimi në repartin e sulmit nga pancirët, Mbappe në kundërsulm pasoi shpejt topin tek Olise, i cili nuk e pati vështirë ta dërgojë në rrjetën e gjermanëve.
Finalja e Ligës së Kombeve zhvillohet sonte në Munih ndërmjet kampionit aktual Spanjës dhe Portugalisë, nga ora 21:00.