Franca dëbon huliganët rusë që u përfshinë në përleshje gjatë ‘Euro 2016’
Shteti i Francës i ka dëbuar tifozët huliganë rusë të cilët u përfshinë në një përleshje shokuese me tifozët anglezë të Euro 2016.

Bota
Fillimi i kampionatit evropian është prishur nga dhuna në mes të mbështetësve anglezë dhe rusë, shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.
Nga kjo, gjashtë tifozë anglezë janë arrestuar gjatë ditës së djeshme për shkak të pjesëmarrjes së tyre në rrahje.
Të dyja shtetet, Rusia dhe Anglia janë kërcënuar me përjashtim nga finalet e verës nëse do të ketë përleshje të tjera si kjo.
Ndeshja e dytë e Rusisë përballë Sllovakisë në Lille do të jetë në ora 14 të së mërkurës./lajmi.net