Fotoja e rrallë kapë momentin e nuselalës duke “kalëruar” qukapikun

Një fotografi e rrallë, e kapur kohët e fundit nga një fotograf amator nga Mbretëria e Bashkuar me emrin Martin Le-May, tregon një zog i vogël që ngjitet në pjesën e pasme të një qukapiku, gjersa ky i fundit fluturon.

Fun

11/06/2019 17:58

Le-May i tha BBC News se ai e realizoi fotografinë ndërsa po ecte në Parkun e Hornchurch në Londrën Lindore, transmeton lajmi.net.

Ekspertët besojnë se skenari më i mundshëm për të shpjeguar këtë foto është se nuselala po përpiqej të vriste qukapikun.

Le-May thotë se atij vëmendjen ia mori zhurma e madhe e qukapikut.

Realizuesi i fotografisë thotë se ai mund të ketë shpëtuar jetën e qukapikut, duke tërhequr vëmendjen e shpendëve.

“Unë mendoj se ne mund të kemi hutuar nuselalën, pasi kur qukapiku u ul, arriti të shpëtojë, ndërsa nuselala ra në tokë”, tha Le-May për BBC. /Lajmi.net/