Fotografitë nuk na ndihmojnë t’i kujtojmë momentet, përkundrazi na pengojnë

Nëse me të vërtetë doni të mbani mend momente magjike nga pushimet tuaja këtë verë - ju duhet ta ndalni kamerën.

Fun

11/07/2018 20:42

Një studim i botuar kohëve të fundit në Journal Of Research Applied in Memory zbuloi se njerëzit të cilët fotografojnë ose filmojnë gjatë momenteve interesante kujtojnë më pak detaje nga ato momente, transmeton Lajmi.net

Ky zbulim do të jetë kundërthënës për shumë njerëz. Shumica prej nesh mendojmë se fotografitë na ndihmojnë të kujtojmë momentet dhe përvojat në një datë të mëvonshme me qartësi më të madhe. Por ko nuk duket të jetë e vërtetë sipas studimit të ri.

Një studim i vitit 2013, raportoi për shembull se njerëzit që panë dhe fotografuan pikturat në një muzike u kujtuan shumë më pak për pikturat sesa kur vezhgonin veprat e artit me sy të lirë.

Autori i këtij studimi spekuloi se gjetja mund të shpjegohet me “shkarkimin konjitiv” –  procesin e mbështetjes në një mjet të jashtëm, të tillë si notepad, një kompjuter ose në këtë rast, fotografinë.

Ne supozojmë se mjeti në fjalë do të ruajë me siguri informacionin për ne, kështu që ne nuk i kushtojmë më shumë vëmendje gjërave që i shohim ose përjetojmë.

Megjithatë, ka një shpjegim tjetër të mundshëm për gjetjet e studimit: mosangazhimi i vëmendshëm. Kjo hipotezë propozon që përdorimi i një pajisje regjistrimi si aparati fotografik na çliron nga momenti, duke na shkaktuar kështu një përforcim të përvojës në kujtesën tonë me më pak detaje ose thellësi./Lajmi.net/