Fotografitë e para të ardhshme të Motorola P40 dolën në qarkullim

Smartfoni thuhet të ketë një aparat fotografik me 48 megapikselë, dhe një ekran 6.2 inç.

Auto & Tek

03/01/2019 18:02

Fotografitë e para të Motorola P40 janë lancuar në internet, transmeton lajmi.net.

Në pjesën e pasme, Motorola ka një kamera të dyfishtë. Kamera kryesore duhet të jetë 48 megapikselë.

Një detaj tjetër për të cilin u mësua është se skaneri i gjurmëve të gishtërinjve është poshtë logos së Motorola në anën e pasme.


Sipas disa burimeve, ekrani duhet të jetë i gjatë 6.2 inç. P40 dhe të ketë dimensionet 160.1 x 71.2 x 8.7 mm.

Në ShBA , smartfoni i ri ka të ngjarë të mbajë emrin P40. Në Evropë, ndoshta do të ofrohet si një pajisje e re në serinë e Motorola One.

Njoftimi zyrtar është caktuar për në fillim të vitit 2019. Nëse çmimi bazohet në modelin e mëparshëm, smartfoni do të kushtojë rreth 300 euro. /Lajmi.net/