Fotografitë e fshehura në Facebook në fakt nuk fshihen fare

Fshehja e fotografive në Facebook mund të mos punojë aq mirë sa ju mendoni.

Auto & Tek

30/12/2014 08:54

Picturebook, një shtesë për shfletues tani i gatshëm në dyqanin web të Chrome, pretendon se ju lejon që “t’i shihni fotografitë e fshehura të çdokujt në Facebook” – edhe nëse nuk jeni shokë me ta.

Asnjë aplikacion apo shtesë shfletuesi nuk është në gjendje që të ndryshojë privatësinë e fotografisë së dikujt. Ajo çfarë Picturebook në të vërtetë bënë është se i shfaqë fotografitë të cilat ju i keni ‘fshehur’ – për shembull nëse dikush iu ka etiketuar në fotografi dhe nuk dëshironi që ajo të shihet në kohështrirjen tuaj dhe ju thjeshtë e klikoni ‘hide’, transmeton Lajmi.net.

Në të vërtetë, kur ju e klikoni ‘hide’ për ta fshehur fotografinë që dikush iu ka etiketuar apo e keni postuar vetë, të tjerët nuk mund ta shohin më atë, por me Picturebook kjo do të jetë në gjendje që të shihet.

Kjo tregon se përdoruesit në Facebook sa herë që mendojnë se po e fshehin në të vërtetë një fotografi, ajo është ende e dukshme tek ‘të rejat’ e të tjerëve në rrjetin social.