Fotografitë e çmendura të fëmijëve të bosëve të drogës (Foto)

Fëmijët e bosëve të drogës, të cilët kanë shuma enorme të parave, që janë të gatshme t’i shpenzojnë me lehtësi, bën që ata të kenë shumë të mira materiale.

Fun

18/01/2016 03:28

Stolitë me ar e diamante, pastaj rrobat dhe aksesoret prej disenjnerëve të njohur të modës, të gjitha janë në trupin e këtyre fëmijëve, transmeton Telegrafi.

Ata jetojnë në pallate luksoze. Kanë vetura të shtrenjta, madje edhe shtazë mishngrënëse, si: luan dhe tigër.

Por, ku t’i tregojnë gjithë këto të mira, kur ata janë të vetmuar, në mesin e dhjetëra rojave, që kujdesen për sigurinë e tyre?

Në ndihmë vjen rrejti social Instagram, ku ata tregojnë për të mirat që kanë, si dhe “rrezikun” që përbëjnë, teksa shfaqin shumë armë në fotografi./Telegrafi/