Fotografia skandaloze që shfaq ushtarin australian duke pirë birrë nga këmba protetike e luftëtarit taliban të vdekur

Fotografia u bë në një lokal të forcave speciale në Afganistan.

Fun

01/12/2020 15:17

Ushtari australian i forcave speciale piu birrë nga këmba protetike e një luftëtari taliban të cilin e kishte vrarë, shkruan “TheGuardian”.

Fotografia u bë në një lokal të paautorizuar në të cilin ushtarët pinin, transmeton lajmi.net.

Një numër i fotografive të ushtarit – i cili është akoma në shërbim – duke pirë nga proteza në lokalin e gjendur në mes të kampit të forcave speciale australiane me lokacion në provincën e Uruzganit janë bërë në vitin 2009.

Në disa fotografi shihen dy ushtarë të tjerë duke vallëzuar me këmbën protetike. Këto foto u bënë publike tani, disa vite pas ndodhisë.

Disa ushtarë u shprehën se veprimi ishte plotësisht i toleruar nga oficerët e lartë dhe se disa prej tyre edhe iu bashkuan.

Ky “trofe” ishte diçka që ushtarët e kishin të ndaluar të marrin nga trupi i të vdekurit e aq më pak ta largojnë nga fushëbeteja, transmeton lajmi.net.

Disa nga oficerët më të lartë thanë se ky veprim ishte nxitur nga “kultura ushtarake” e këtij vendi, sepse krime lufte zhvillohen vazhdimisht në këtë vend.

Një ish-anëtarë i skuadrës tha për mediat se më vonë kjo këmbë protetike u vu në kornizë, dhe se u morr me vete gjatë gjithë kohës në çdo udhëtim që u bë.

Neni 268 pika 81 e kodit kriminal cekë se marrja e gjësendeve pa lejen e pronarit është krim lufte. Ky grup i përfshirë në fotot ishte gjithashtu i dyshuar për vrasjen e 39 të burgosurve dhe civilëve dhe keqtrajtimin e dy të tjerëve.

Këto fotografi u publikuan në një kohë të papërshtatshme për qeverinë australiane. Delegati i punëve të jashtme të Kinës  të hënën publikoi në Twitter një fotografi të një ushtari australian duke i mbajtur një thikë një fëmije afgan me mbishkrimin “Mos keni frikë, ne kemi ardhur për të iu sjellë paqe”.

Australia e quajti këtë akt “plotësisht të egër” dhe të “neveritshëm” dhe se Kina duhet të kërkoj falje. /Lajmi.net/