Fotografia që po e “çmend” rrjetin! Çfarë ngjyre kanë sandalet?

Jo, jo përsëri!

Fun

21/11/2016 18:42

Në shkurt të vitit të kaluar, një fustan famëkeq kishte “çmendur” rrjetin me ngjyrat e tij dhe njerëzit ditë të tëra debatuan rreth tij, ndërsa e vërteta pothuajse nuk u vendos.

Tani imazhet e këtyre sandaleve kanë bërë bujë të madhe në rrjetet sociale Twitter e Facebook, duke hapur përsëri debatin e njëjtë, për ngjyrën e tyre, transmeton lajmi.net

Shikoni fotografinë dhe tregoni çfarë ngjyre janë sandalet?

Fotografia është postuar së pari në Twitter dhe njerëzit kanë shprehur mendimet e tyre për blu dhe të zezë (e saktë) dhe bardhë e ari (e pasaktë).