Fotografia që mund të bëjë histori: Rubio i tregon diçka në vesh Trumpit dhe i jep një letër – fundi i luftës në Gaza afër
Përderisa po fliste në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, u ndërpre pak nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio. Kryediplomati amerikan fillimisht i dha një letër shefit të tij, ndërsa më pas, pasi Trumpi e lexoi letrën për disa sekonda, Rubio i afrohet dhe i tregon diçka te veshi. Presidenti…

Bota
Përderisa po fliste në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i ShBA-së, Donald Trump, u ndërpre pak nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio.
Kryediplomati amerikan fillimisht i dha një letër shefit të tij, ndërsa më pas, pasi Trumpi e lexoi letrën për disa sekonda, Rubio i afrohet dhe i tregon diçka te veshi.
Presidenti amerikan ua shoi kureshtejn të pranishmëve: “Porsa mu dha një shënim ku thuhet se jemi shumë afër një marrëveshjeje në Lindjen e Mesme dhe do t’u duhem atyre goxha shpejt”, raporton televizioni CNN.
Ndërmjetësit në bisedimet e tërthorta mes Izraelit dhe Hamasit në Egjipt po synojnë që të enjten të nënshkruhet një marrëveshje me të cilën do të liroheshin menjëherë të gjitha pengjet e gjalla në Gaza në këmbim të një armëpushimi, i thanë të mërkurën gazetës “The Times of Israel” një diplomat arab dhe një burim tjetër.
Porsa të fillojë armëpushimi, Hamasi më pas do të jetë në gjendje që t’i grumbullojë trupat e pengjeve të vdekura për kthimin e tyre në Izrael, thanë burimet.
Aktualisht në Gaza mbeten 48 pengje, 20 prej të cilave besohet se janë ende gjallë.
Marrëveshja për të cilën ndërmjetësit po synojnë të nënshkruhet të enjten do të jetë ajo që palët po i referohen si “fazë e parë” e planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për përfundimin e luftës, thanë burimet.