Fotografia e Thaçit në mbeturina të MPJD-së, Musliu: Këta horra të tërbuar kanë ardhur të luftojnë simbolin, historinë dhe dinjitetin e shtetit
Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar në lidhje me fotografinë që u publikua në media, ku fotografia e Hashim Thaçit shihet në bodrum të Ministrisë së Punëve të Jashtme bashkë me disa mbeturina. Ajo ka thënë se nuk është befasuar me këtë, pasi që ka rikujtuar kur në tualetin e Ministrisë së Drejtësisë është…
Lajme
Ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar në lidhje me fotografinë që u publikua në media, ku fotografia e Hashim Thaçit shihet në bodrum të Ministrisë së Punëve të Jashtme bashkë me disa mbeturina.
Ajo ka thënë se nuk është befasuar me këtë, pasi që ka rikujtuar kur në tualetin e Ministrisë së Drejtësisë është parë emblema e UÇK-së, ndërsa ka thënë se ka parë edhe aktivistë të VV-së duke hedhur flamurin e Kosovës në guaskën e tualetit.
“Kur njerëz të tillë marrin institucione në dorë, çdo gjë kombëtare e shtetërore i irriton.Sepse për ta shteti nuk është vlerë, është pengesë. Këta horra të tërbuar nuk kanë ardhur të luftojnë korrupsionin apo padrejtësinë, kanë ardhur të luftojnë simbolin, historinë dhe dinjitetin e këtij shteti”, ka shkruar Musliu në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: